EMRI/ U aksidentua 6 ditë më parë me një motor tjetër , ndërron jetë në spitalin e Traumës shoferi i motomjetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2025, 09:08

Viktor Basha ka ndërruar jetë disa ditë pasi u aksidentuar në fshatin Dragushë të Lezhës. Basha u plagos rëndë pasi u aksidentua me një motor më 7 shkurt.
Basha po trajtohej te Trauma në Tiranë pas aksidentit mes dy motorëve.
Pas disa ditësh në spital ai nuk arriti ti mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë te Trauma. Viktima njihej si këngëtari i zonës së Zadrimës.

