EMRI/ Tentoi të kalonte para të padeklaruara nga Porti i Sarandës, e pëson 32-vjeçari anglez

EMRI/ Tentoi të kalonte para të padeklaruara nga Porti i

Një 32-vjeçar anglez ka tentuar ditën e djeshme të kalojë një shumë parash të padeklaruara në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar në Portin e Sarandës.

32-vjeçarit David Anthony Rice, gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan 9700 euro dhe 1050 paund të padeklaruara.

Për rrjedhojë u referuan materialet hetimore në gjendje të lirë në ngarkim të 32-vjeçarit anglez. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179/a i Kodit penal.

EMISIONET