EMRI/ Po transportonte 480 bimë të prera kanabisi, arrestohet 41-vjeçari në Malësi të Madhe

Efektivët e Policisë së Malësisë së Madhe kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim, i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike.
Në pranga është vënë shtetasi Martin Vasile alias Leka, 41 vjeç, banues në fshatin Qafë Aliaj, të cilit Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”
Sipas autoriteve, më datë 9 Gusht të vitit 2023, në fshatin Goraj, Kastrat, punonjësit e Policisë kanë konstatuar një automjet në të cilin po transportoheshin 480 bimë të dyshuara narkotike cannabis, të prera.
41-vjeçari, sapo ka konstatuar uniformat blu ka braktisur automjetin dhe është larguar me shpejtësi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të metejshme.


