EMRI/ Panik në Sarandë, 62-vjeçari u futet në banesë fqinjëve dhe i ...

EMRI/ Panik në Sarandë, 62-vjeçari u futet në banesë

Një ngjarje e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur në Sarandë, ku një 62-vjeçar, i identifikuar si Shefki Kaçupaj ka hyrë i armatosur në banesën e fqinjëve të tij dhe i ka kërcënuar me armë zjarri.

Sipas policisë incidenti ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit, ku një shtetase ka njoftuar policinë se fqinji i saj kishte hyrë në banesën e saj me pistoletë dhe po kanoste atë dhe familjarët e saj.

Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti mes fqinjëve kishte lindur për shkak të mosmarrëveshjeve për shfrytëzimin e një pjese të përbashkët të pallatit, konkretisht të tarracës së ndërtesës ku ata banonin.

Si pasojë policia ka arrestuar në flagrancë Kaçupajn, ndërsa iu sekuestrua edhe arma e zjarrit, një pistoletë me mulli.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme.

EMISIONET