EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, arrestohet me qëllim ekstradimi në Kazakistan 26-vjeçari

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, arrestohet

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fugitive”.

Kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Kazakistan, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Tiranë shkëmbyen informacion me Interpol Tiranën dhe organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Si rezultat, në bulevardin “Gjergj Fishta”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi nga Kazakistani, Aibyn Temenov, 26 vjeç.

Ky shtetas u arrestua me qëllim ekstradimin në Kazakistan, pasi Gjykata për Hetimet Speciale e Almaty, Kazakistan, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Kazakistanit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese të Kazakistanit, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

EMISIONET