EMRI/ Mori 25 mijë euro për t’i ulur dënimin një të burgosuri, lihet në arrest shtëpie avokati
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2024, 14:45

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e arrestit shtëpiak për avokatin Petraq Semani.
Ai akuzohet se mori një shumë prej 25 mijë euro nga familjarët e një të dënuari për t’i ulur dënimin me 15 vite burg.
Avokati dyshohet se ka ndikuar tek gjyqtarët dhe për të favorizuar masën e dënimit ndaj një shtetasi, i cili akuzohet për ‘plagosje të rëndë me dashje me pasojë vdekjen’.

