EMRI/ Identifikohet personi trupi i të cilit u gjet i dekompozuar ditën e djeshme në Xarrë

Identifikohet personi trupi i të cilit u gjet i dekompozuar ditën e djeshme në Xarrë.

Adnant Jaupi është 51-vjeçari nga Elbasani trupi i të cilit u gjet i dekompozuar në fshatin Xarrë, bashkia Konispol.

51 vjeçari nga Elbasani punonte si çoban në Xarrë. Identifikimi u krye nga mjekësia ligjore, por edhe pas hetimit nga policia e Sarandës. 51 vjeçari Adnant Kaupi kishte rreth 2-3 muaj që ishte zhdukur.

Për këtë ishin interesuar edhe familjarë të tij. Nga hetimi nuk konstatohen shenja goditjeje me mjete te forta apo plumbi ku për pasojë t’i kishte ardhur vdekja.

Vendi ku u gjet trupi i tij, fillimisht koka dhe pastaj trupi i dekompozuar por i pa groposur u gjet i fshehur në një tunel me gjerësi rreth 1 m dhe gjatësi 3-4m.

Madje tek vendi ku u gjet kufoma kishte ende erë të rëndë dekompozimi. Sipas burimeve mësohet se vdekja mund të ketë qenë për shkaqe natyrale.

Fillimisht u dyshua se kufoma mund t’i përkiste njerit prej të zhdukurve në 7 prill të këtij viti, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.

Identifikimi i kufomës që i përket 53 vjeçarit Adnant Jaupi nga Elbasani, shton edhe më tepër shqetësimet e familjeve Thodhori e Sulovari që prej 8 muajsh nuk kanë asnjë informacion për jetën e njerëzve të tyre.

Njoftimi i policisë Sarandë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për gjetjen e mbetjeve kockore humane, në proces dekompozimi, pranë varrezave të fshatit Xarrë, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë vijuar kontrollet në zonë dhe veprimet hetimore për këtë rast.

Si rezultat, është bërë e mundur gjetja e trupit të cilit i përkisnin mbetjet kockore dhe identifikimi i kufomës, shtetasit A. J., 51 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet e deritanishme të kryera nga grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, dyshohet se ky shtetas (i punësuar çoban në fshatin Xarrë) ka humbur jetën për shkaqe natyrale dhe se trupi i tij i pajetë është copëtuar nga kafshët e egra.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET