Emri i Bashkim Finos figuron në fletën e votimit, deri tani ka 9 vota
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2021, 16:48

Bashkim Fino, një nga figurat më të njohura të Partisë Socialiste u nda nga jeta më 29 mars 2021.
KQZ vendosi që emri i tij, - i renditur i katërti në listën e Partisë Socialiste në Fier - të mos hiqej nga fleta e votimit.
Nga statistikat e KQZ-së rezulton se në zgjedhjet e 25 prillit ai ka marrë 9 vota.
Kur janë numëruar 36 kuti votimi nga 580 në total rezulton se kandidatja e PS-së, Lindita Buxheli ka 727 vota, pas saj vjen Erjon Braçe me 447 vota, ndërsa Gramoz Ruçi ka 279 vota.


