EMRI+FOTO/ Zhvatën miliona euro nga llogaritë e mijëra njerëzve me "call center"-a, arrestohet në Dubai miku i Amant Josifit

Një tjetër shqiptar bie në pranga në Dubai me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Bëhet fjalë për shtetasin Merxhan Çeliku i cili është arrestuar pasi akuzohet nga GJKKO si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që nëpërmjet mashtrimit përfitonte shuma të mëdha parash.

Kujtojmë që 32-vjeçari Merxhan Çeliku është bashkëpunëtor i grupit të Amant Josifit, ish-këshilltari i Olta Xhaçkës dhe ortaku i Olsi Ramës të cilët kanë përfituar miliona euro përmes skemave të mashtrimit të Call Center-ave.

EMRI+FOTO/ Zhvatën miliona euro nga llogaritë e mijëra
Merxhan Çeliku

Merxhan Çeliku ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet nga GJKKO , si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që përfitonte shuma të mëdha parash, duke mashtruar shtetas nga Shqipëria, RMV-ja, Gjeorgjia dhe Ukraina.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit/Operacione të njëpasnjëshme me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të lokalizuar dhe kapur shtetasit e shpallur në kërkim ndërkombëtar, të cilët i fshihen drejtësisë shqiptare.

Informacioni i siguruar nga Policia e Shtetit, mundëson finalizimin në Emiratet e Bashkuara Arabe, të operacionit policor të koduar “Platformat”.

I akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që përfitonte shuma të mëdhaja parash, duke mashtruar shtetas nga Shqipëria, RMV-ja, Gjeorgjia dhe Ukraina, nëpërmjet thirrjeve telefonike, vihet në pranga 32-vjeçari.

Në vijim të punës së kryer në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion se një shtetas i akuzuar nga GjKKO-ja, për mashtrim të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fshihej në Emiratet e Bashkuara.

Ky informacion i shkëmbyer menjëherë me partnerët, nëpërmjet koordinimit të Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit, ka mundësuar finalizimin në Emiratet e Bashkuara Arabe, të operacionit policor të koduar “Platformat”.

Gjatë operacionit u bënë të mundur lokalizimi, kapja dhe vënia në pranga, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit Merxhan Çeliku, 32 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar 32-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Grupi ku dyshohet se merrte pjesë shtetasi M. Ç., akuzohet se nëpërmjet thirrjeve telefonike, ka mashtruar shtetas nga Shqipëria, RMV-ja, Gjeorgjia dhe Ukraina, për të investuar në tregje online.

Nga mashtrimet, grupi i strukturuar kriminal ka përfituar shuma të mëdhaja parash.

Vijon bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

EMISIONET