EMRI/ Grabiti makinën një 24-vjeçari, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

EMRI/ Grabiti makinën një 24-vjeçari, arrestohet

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës pasi akuzohet se i mori me dhunë automjetin një të riu në zonën e Sektor Rina, Fllakë.

I arrestuari është identifikuar si Enkeliano Aliko, banues në fshatin Fallkë të Durrësit.

Sipas hetimeve, ai dyshohet se i ka marrë me dhunë automjetin një 24-vjeçari, ndërsa më pas është larguar nga vendngjarja.

Materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme ligjore.

EMISIONET