EMRI/ E rëndë në Durrës, shtylla elektrike e dëmtuar në rrugë i merr jetën 44-vjeçarit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Durrësit, ku një 44-vjeçar ka humbur jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
Viktima është identifikuar si Fatbardh Kaloshi, baba i tre fëmijëve.
Sipas të dhënave, ai ka rënë në kontakt me ujin në rrugë dhe një shtyllë rrugore të dëmtuar buzë saj, duke ndërruar jetë në vend.
Raportohet se shtylla e ndricimit rrugor kishte qenë e dëmtuar prej ditësh dhe se rreziku ishte raportuar disa herë tek autoritetet përkatëse, por pa asnjë ndërhyrje.
Policia Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 07:15, në lagjen nr. 6, Durrës, shtetasi B. K., 43 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


