EMRAT+PAMJET/ Plagosja në "Valamar", publikohet FOTOJA e autorit! Qëlloi të riun pas sherrit për parkimin

Pak ore pas ngjarjes eshte arrestuar autori i plagosjes së Liridon Rada pasditen e djeshme në Hamallaj të Durrësit. 44 vjeçari Altin Lekgegaj u arrestua disa orë pas plagosjes së ndodhur rreth orës 16:40.

Mësohet se autori u soll me ambulancë dhe i shoqëruar nga policia në spital.

EMRAT+PAMJET/ Plagosja në "Valamar", publikohet FOTOJA e autorit!
Autori i dyshuar i plagosjes në Durrës, Altin Lekgegaj

Lekgegaj qëlloi 2 herë me pistoletë ndaj 28-vjeçarit Liridon Rada, i cili mësohet se ka marrë plagë rënda në shpatull dhe brinjë.

Fillimisht Lekgegaj dhe Rada janë konfliktuar verbalisht për parkimin dhe më pas sherri ka degrauar në përdorimin e armës në një parkimet e lokaleve të kompleksit luksoz ‘Valamar’.

Autori i dyshuar i ngjarjes raportohet se është larguar me një automjet ‘Toyota Yaris’ pasi ka qëlluar me armë 29-vjeçarin i cili raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia njofton se ka vendosur disa postblloqe në lagjet e qytetit si dhe në autostradën Durrës–Tiranë për kapjen e autorit.

EMISIONET