EMRAT/ Vr*sja e Renis Dobrës, arrestohen dy autorët, shpallen në kërkim dy të tjerë

Dy nga autorët e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje kjo e ndodhur pak ditë më parë në Ulëz të Matit.
Dy personat e arrestuar janë Petrit Çakrri allias Hoxhaj dhe Fatjon Bushgjoka, i pari i kapur në Lekbibaj të Tropojës, ndërsa i dyti në Tiranë.
Ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe dy pjesmarrësit e tjerë në vendngjarje. Bëhrt fjalë për shtetasit 3. Kristi Bushgjokaj alias Kristë Bushgjokaj dhe Aleksander Bushgjokaj alias Aleksandër Bushgjokaj.
Hetimet kanë zbuluar se Çakrri ka marrë me qira në Rinas, dy automjete, një Range Rover të zi dhe një Honday të bardhë.
Petrit Çakrri, i cili pasi dha dëshminë për atë që njihet si procesi i Shekullit, rezulton të ketë patur procedentë të shumtë penalë, që nga vjedhjet e deri tek përplasjet me policinë.
Teksa në vitin 2017 u arrestua nën dyshimet për mashtrim me pasoja të rënda. Në aktakuzë thuhej se ai kishte mashtruar një biznesmen nga Vora, të cilit i kishte marrë një shumë prej 4.4 mln lekësh të reja duke iu prezantuar si tregtar, të cilit i kishte premtuar se do t’i siguronte mallra me çmime më të lira sesa tregu.

