EMRAT/ Shisnin kokainë dhe kanabis në një tabakino, arrestohet pronari dhe punëtori

Himarë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Parts 24", nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë. Shiste doza të lëndës narkotike kokainë dhe kanabis në një tabakino, vihet në pranga pronari i tabakinos Aleks Cena dhe 37 vjeçari Elkond Menalla, i punësuar në këtë subjekt. Sekuestrohet lënda narkotike kokaine dhe kanabis një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, një shumë parash në euro, franga dhe lekë të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal si dhe 4 aparate celulare.
Njoftimi i policisë
Himarë
Finalizohet operacioni policor i koduar "Parts 24," nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë.
Shiste doza të lëndës narkotike kokainë dhe kanabis në një tabacchino, vihet në pranga pronari i tabacchinos dhe një 37-vjeçar i punësuar në këtë subjekt.
Sekuestrohet lëndë narkotike, kokainë dhe kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, një shumë parash në euro, franga dhe lekë të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal, si dhe 4 aparate celulare.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin "Parts 24," si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- A. C., 45 vjeç, dhe E. M., 37 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Në subjektin "Tabacchino," me pronar shtetasin A. C., në Himarë, dhe të punësuar shtetasin E. M., shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në këtë subjekt ku kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të lëndës narkotike kokainë dhe kanabis, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje, një shumë parash prej 74,000 lekë, 100 franga dhe 660 euro, si dhe 4 aparate telefonike celulare.
Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike kokainë dhe kanabis, e ndanin atë në doza dhe e shisnin në këtë subjekt.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
[11:37 am, 12/08/2024] +355 69 736 3358: Himarë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Parts 24", nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë. Shiste doza të lëndës narkotike kokainë dhe kanabis në një tabakino, vihet në pranga pronari i tabakinos Aleks Cena dhe 37 vjeçari Elkond Menalla, i punësuar në këtë subjekt. Sekuestrohet lënda narkotike kokaine dhe kanabis një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, një shumë parash në euro, franga dhe lekë të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal si dhe 4 aparate celulare.


