EMRAT/ Mbushën Evropën me dr*gë, GJKKO lë në burg 7 të arrestuarit, përfshi dhe ish-drejtuesin në Policinë e Shtetit

Gjykata e Posaçme shqyrtoi këtë të shtunë verifikimin e kushteve të sigurisë për 7 personat e arrestuar një ditë më parë në kuadër të operacionit të SPAK.

Konkretisht bëhet fjalë për të arrestuarit: Arjan Gjata, Vilson Roçi, Musa Gjikola, Akil Alushi, Jani Meçja, Selami Lushkaj dhe ish-efektivi i lartë i Policisë së Shtetit, Erjon Dani.

Në përfundim, GJKKO la në fuqi masat e arrestit në burg për 7 personat e arrestuar në kuadër një operacioni për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të trafikimit të tonaletave me kokainë, nga vendet e Amerikës Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë personi i tetë pritet të dalë para gjykatës së Tiranës, për shkak se nuk ka qenë pjesë e procedimit penal dhe është arrestuar gjatë operacionit në kushtet e flagrancës pasi dispononte armë pa leje.

Mes të dyshuarve është edhe ish-drejtuesi i policisë Erjon Dani, që akuzohet se ka nxjerrë të dhëna nga sistemi TIMS duke ua vënë në dispozicion anëtarëve të grupit kriminal.

Sipas SPAK, këta shtetas janë përgjegjës për trafikimin e rreth 3.8 ton kokainë, ndërsa janë të dyshuar edhe për disa raste të korrupsionit të zyrtarëve të drejtësisë.

Burime pranë organit hetues konfirmuan se dy nga 5 personat e shpallur në kërkim ka të dhëna që ndodhen në Dubai dhe 3 të tjerë në vendet e Bashkimit Evropian, nga të cilët janë edhe disa nga personat e dyshuar si organizator.

PËRKATËSISHT “ARREST NË BURG” ËSHTË CAKTUAR PËR SHTETASIT:

Arjan Gjata

Vilson Roçi

Musa Gjikola

Akil Alushi

Jani Meçja

Selami Lushkaj

Erjon Dani

EMISIONET