EMRAT/ Lirohen 4 protestuesit e “Shqipëria Bëhet”, gjykata cakton masën e sigurisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2026, 13:29

Katër protestuesit e arrestuar gjatë protestës së organizuar nga lëvizja “Shqipëria Bëhet” janë liruar nga autoritetet.
Bëhet fjalë për Edison Haklaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Ergjys Llanaj.
Vendimi u mor nga gjykata, e cila vendosi ndaj tyre masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, duke i lënë të lirë pas shqyrtimit të çështjes.

