EMRAT/ Dhunimi për vdekje i 42-vjeçarit në Pogradec, arrestohet autori, në pranga edhe tre të tjerë

Një 42-vjeçar ka ndërruar jetë në spital si pasojë e goditijeve të marra gjatë një konflikti fizik në Pogradec pranë vendit të njohur si "Agjencia e Autobusëve".

Viktima raportohet se është Eglantin Proga, ndërsa si autor I ngjarjes është arrestuar 29-vjeçarin Denis Meçe.

Ngjarja u raportua si aksidentale, por pas hetimeve paraprake është përmbysur plotësisht skena e krimit së ndodhur pasditen e së shtunës.

Fillimisht u raportua se ai kishte qenë në gjendje të dehur dhe se ishte rrëzuar në tokë ku kishte marrë goditjen fatale. Por ky variant është rrëzuar shpejt dhe hetuesit arritën në konluzionin se 42-vjeaçri  Eglantin Proga kishte marrë goditije me sende të forta në kokë.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin e të atit, ku si viktima, por edhe autori kishin qënë duke konsumuar pije alkoolike. Këtu ka nisur edhe konflikti mes tyre që ja degraduar në dhunë fizike dhe përdorimin e sendeve të forta.

Si pasojë e goditjeve, 42-vjeçari ka humbur ndjenjat e ka rënë në tokë. Pas këtij momenti ai është dërguar në spitalin e qytetit liqenor, ku pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka mbijetuar.

Blutë pas këqyrjes së kamerave të sigurisë kanë vënë në pranga 29-vjeçarin Denis Meçe, I cili dyshohet se është personi që ka  goditur me sende të forta 42-vjeçarin  duke i shkaktuar fraktura të rënda që çuan drejt vdekjes

Për ngjarjen në fjalë në pranga kanë përfunduar edhe tre persona të tjerë, të identifikuar si Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi dhe veprme për fshehejn e së vërtetës.

Grupi hetimor I ngritur për këtë rast vijon punën për zbardhejen e të gjitha rrethanave të ngjarjes që përfundoi me humbjen e jetës së një personi.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/ Konfliktohet për motive të dobëta me një shtetas dhe gjatë konfliktit i shkaktoi dëmtime me pasojë vdekjen, kapet dhe vihet në pranga nga Policia autori i dyshuar.

Në pranga edhe tre shtetas të tjerë për moskallzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Në lagjen nr. 1 Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi D. M., 29 vjeç, dyshohet se jashtë ambienteve të një lokali është konfliktuar fizikisht me shtetasin E. P., 42 vjeç, i cili gjatë konfliktit fizik është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Shtetasi D. M., 29 vjeç, pas konflikt është larguar nga vendi I ngjarjes por falë reagimit në kohë të Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, shërbimet e Seksioni për Krimet Kundër Personit në DVP Korçë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit:

V. S., 40 vjeç, A. M., 55 vjeç, dhe L. G., 47 vjeç, për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka nodhur ngjarja dhe nuk kanë kallzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

Materialet proceduriale i kaluan Prokuroris pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

EMISIONET