EMRAT+PAMJE/ Aksident në Elbasan, 20-vjeçari në pranga pasi përplasi me makinë kamionin, 2 të lënduar
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, ku një 20 vjeçar me iniciale A.T ka përplasur një kamion që drejtohej nga shtetasi 46-vjeçar, G.T i cili po udhëtonte me një grua.
Të dy shtetasit, banues në Maqedoninë e Veriut janë lënduar dhe tashmë janë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
DVP Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 20 vjeç, banues në Pogradec, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në vendin e quajtur "Ura e Murrashit", me automjetin që drejtonte, ka përplasur kamionin që drejtohej nga shtetasi G. T., 46 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Për pasojë është dëmtuar vetë shtetasi A. T., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, dhe pasagjerja që udhëtonte me të, e cila është në kujdesin e mjekëve.


