EMOCIONET E DITËS SË PARË! Fëmijët në klasa, gjyshërit me sytë nga dera pas mësimit
Në të gjithë vendin këtë të hënë shkollat hapën sërish dyert. Më të emocionuar u shprehën fëmijët që nisën në klasën e parë por dhe gjyshërit e tyre. ndërkaq oficerët e sigurisë shprehen për masat shtesë në garantimin e tyre
Me lule në duar fëmijët e klasës së parë nisën rrugëtimin drejt dijes
Në shkolla ata që u rikthyen në banka, apo u ulën për herë të parë aty u pritën me aktivitete
Të emocionuar pas ditës së parë treguan eksperiencën përballë mësuesve
I pritnin prindër e gjyshër, këta të fundit edhe me më shumë emocione
Siguria në institucionet e dijes u kthye në shqetësim vitet e shkuara, ndërsa kjo e hënë shënoi numrin më të lartë të oficerëve pranë shkollave
Po ashtu pranë fëmijëve është rritur edhe numri i psikologëve.


