Elbasani thyen rekord. Asnjë vrasje gjatë vitit 2024. Proda vlerëson punën e Policisë dhe Prokurorisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2025, 20:19

Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan ka zhvilluar analizën vjetore për vitin 2024 ku i pranishëm ishte dhe Drejtori i Përgjithshëm, Ilir Proda.
Në takim u theksua fakti se gjatë vitit 2024 nuk u regjistrua asnjë vrasje gjë e cila nuk ndodhte që nga viti 1989.
"Ky është një rezultat dhe tregues që vlerëson sektorin e Hetimit të Krimi në Drejtorinë e Policisë Elbasan dhe gjithashtu Prokurorinë e rrethit", u theksua në analizë.

