Elbasan/ Policia aksion për arrestimin e Florenc Çapes, i bastis servisin e babait. Shpallet në kërkim 64 vjeçari
Një aksion për arrestimin e të shumëkërkuarit Florenc Çapja është ndërmarrë në qytetin e Elbasanit
Policia ka ushtruar kontroll në servisin në pronësi të babait të Florenc Çapjes, në lagjen "Emin Matraxhiu" me qëllim arrestimin e këtij të fundit.
Gjatë kontrollit të servisit ndër të tjera u gjet një makinë e cila rezulton e vjedhur në 2019, dy targa të vjedhura në 2020, aparat celular si dhe një kapele me stemën e policisë.
LAJMI NE PERDITESIM
Ora 11:18 DETAJI/ Dëshmia e Dumanit çoi në bastisjen e servisit të Çapjave, makina e sekuestruar dyshohet se do përdorej për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit
Detaje të reja nga operacioni i bastisjes së servisit në pronësi të babait të Florenc Çapes.
Gazetari Ora News, Elton Qyno informon se makina tip Alfa Romeo e cila është gjetur në servisin e Çapjave besohet se do perdorej nga Çapjat dhe Nuredin Dumani për të vrarë, Sokol Sanxhaktarin.
Makina rezultonte e vjedhur më 8 prill 2019 dhe në dëshminë e Nuredin Dumanit është folur për një makinë të vjedhur që i është vënë në dispizicion grupit që do të merrte pjesë në vrasjen e Sokol Sanxhaktarit.
Servisi ndodhet në lagjen “Emin Matraxhiu” afër banesës së Florenc Çapjas në Elbasan.
Ora 10:06 Elbasan/ Policia aksion për arrestimin e Florenc Çapes, i bastis servisin e babait. Shpallet në kërkim 64 vjeçari
Një aksion për arrestimin e të shumëkërkuarit Florenc Çapja është ndërmarrë në qytetin e Elbasanit
Policia ka ushtruar kontroll në servisin në pronësi të babait të Florenc Çapjes, në lagjen "Emin Matraxhiu" me qëllim arrestimin e këtij të fundit.
Gjatë kontrollit të servisit ndër të tjera u gjet një makinë e cila rezulton e vjedhur në 2019, dy targa të vjedhura në 2020, aparat celular si dhe një kapele me stemën e policisë.
"Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e babait të shtetasit të kërkuar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një automjet tip "Alfa Romeo", pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18.04.2019. Në vijim të kontrollit, në brendësi të automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29.06.2020, fishekë luftarakë dhe 1 aparat celular. Ndërsa në ambientet e servisit, shërbimet e Policisë gjetën një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit, informon sot (17 gusht 2022) policia e Elbasanit.
E ndërsa nuk kanë gjetur Florenc Çapen, ka arritur të ikë në drejtim të paditur edhe babai i tij, Fejzullah Çapja i cili është dhe pronari i servisit.
"Në përfundim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e pronarit të servisit, shtetasit F. Ç., për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Mbajtja pa të drejtë e uniformës" dhe "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje" dhe vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për lokalizimin dhe kapjen e 64-vjeçarit'
Të gjitha materialet e sekuestruara do i nënshtrohen ekzaminimeve për të parë nëse janë përdorur në vrasje apo ngjarjet kriminale që janë shënuar në qytetin e Elbasanit.
Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe SPAK, vijon puna për dokumentimin e veprave penale të grupeve kriminale.

