Elbasan, po udhëtonte me karrocë që tërhiqej nga kali, i moshuari bie dhe humb jetën

Elbasan,  po udhëtonte me karrocë që tërhiqej nga kali, i
Foto ilusruese

Një persona ka humbur jetën ditën e sotme pasi është rrëzuar nga karroca që tërhiqej nga kali gjatë momentit që po lëvizte me të.

“Rreth orës 20:50, në fshatin Gjevor, Peqin, dyshohet që shtetasi F. H. , 75 vjeç, duke lëvizur me karrocë që tërhiqej nga një kafshë dore (kalë), dyshohet se ka rënë nga karroca dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET