Elbasan/ I riu thyen arrestin shtëpiak dhe vjedh një automjet

Elbasan/ I riu thyen arrestin shtëpiak dhe vjedh një automjet

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 19-vjeçar, pasi theu masën e sigurisë dhe gjatë natës vodhi një automjet.

Gjithashtu rezultoi se 19-vjeçari e drejtonte automjetin, pa qenë i pajisur me leje drejtimi.

“19-vjeçari theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Elbasanit, për veprën penale “Vjedhja” dhe dyshohet se më datë 14.07.2025, gjatë natës, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases Xh. Sh”, njofton policia.

EMISIONET