Elbasan, gruas i merr flakë makina në lëvizje (Video)

Një automjet u përfshi nga zjarri në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në lagjen "Luigj Gurakuqi".

"Ka marrë flakë gjatë kohës që ka qenë në lëvizje, automjeti tip "Ford", me drejtuese shtetasen D. P., 42 vjeçe" njoftoi policia.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Elbasan, gruas i merr flakë makina në lëvizje (Video)

elbasan digjet makina

EMISIONET