Ekzekutoi Rakip Rolin, dënohet me 27 vite burgim Llej Lika, 20 vite edhe për bashkëpunëtorin e tij
Është dënuar me 27 vite burgim Llej Lika, personi që ekzekutoi me armë zjarri Rakip Rolin, biznesmenin e sobave në Sanxhak të Laçit.
Ndërsa me 20 vite burgim është dënuar drejtuesi i mjetit, bashkëpunëtori i Llej Likës, shetasi Klauido Gjergji alias Beleshi.
Vendimi është dhënë nga gjykata e Lezhës, e cila pasi dëgjoi pretencën e prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës, doli me vendim për dënimin e tyre me 27 dhe 20 vite burgim.
Llej Lika dhe Klauido Beleshi, u nisën të vrisnin djalin e Rakip Rulit, por gabuan duke vrarë Rakip Rulin.
Motivi i këtij krimi lidhet me një rrahje që viktima dhe dy djemtë e tij i kanë bërë në 8 korrik 2021 në Sanxhak, Llej Likës, i cili në shenjë hakmarrje dhe për të vënë dinjitetit në vend, ka qëlluar për vdekje Rulin, sapo ai ka dalë nga shtëpia e tij.
I vetmi që ka folur në polici dhe ka dhënë shpjegime ka qenë, djali i Skëndërit, Llej Lika, i cili u ka treguar policisë se vrasjen e kishte bërë i vetëm, duke shmangur nga kjo ngjarje babain e tij, Skënder Lika. “…unë kam vepruar i vetëm në vrasje, dhe gjithçka e kam kryer për hakmarrje. Pasi Rakipi së bashku me dy djemtë e tij, në datën 8 korrik më kanë dhunuar shumë keq, dhe për shkak të dëmtimeve kam mare mjekim në spitalin Ushtarak në Tiranë. Babai im nuk ka lidhje me ngjarjen, pasi kur kam bërë vrasjen ai ka qenë në shtëpinë e tij…”-u ka treguar Llaj Lika policisë.
Ndërsa në dëshminë e tij, ai ka shmangur nga përgjegjësia penale dhe shokun Klajdi Gjexhaj, duke treguar se “…Klajdin e kam marrë në makinë, kur kam ikur nga vendngjarja. E gjeta në rrugë rreth 50 metra larg vendit, ku vrava Rakipin dhe e mora në makinë. Ai nuk ka gisht në këtë ngjarje…”.
Në kamerat e sigurisë policia ka konstatuar se në ikje e sipër, në benzin e përdorur në vrasje janë dy persona, por ende është e paqartë nëse Klajdi Gjexhaj, ka qenë në makinë kur është qëlluar Rakip Ruli apo jo.
Ndërsa sipas dëshmisë së vetë Llaj Likës dhe banorëve të zonës, pas kryerjes së krimit, Lika ka shkuar në vendin ku ishte dhunuar në 8 korrik nga Rakipi dhe dy djemtë e tij, duke qëlluar një breshëri në ajër.

