Ekstradohet drejt Italisë shqiptari 29 vjeçar i akuzuar për trafik droge

Ekstradohet drejt Italisë shqiptari 29 vjeçar i akuzuar për

Shqiptari Arbër Kojku, 29 vjeç, i arrestuar në janar të 2021 në Shqipëri, është ekstraduar në Itali. Ai ka mbërritur në aeroportin Fiumicino të Romës dhe është marrë në dorëzim nga autoritetet policore italiane.

Aktualisht është shoqëruar në  burgun e Perugia-s.

Arbër Kojku mundi t'i shpëtoj operacionit "Dy botë", ekzekutuar nga autoritetet italiane në shkurt të 2019.

Operacioni çoi në urdhër arrestimin e  23 personave e në sekuestrimin e 126 kg marijuanë, 5 kg hashash e 300 gramë kokainë.

Droga trafikohej ne territorin e provincave Livorno e Pisa.

Hetimet zbardhën se Arbër Kojku ishte roja e kontejnerit ku magazinohej droga në një fermë në komunën e San Giuliano Terme.

EMISIONET