Eksperti i IT ngre alarmin: Çdo dokument i dalë me vulë elektronike në e-albania është lehtësisht i ndryshueshëm, SPAK të hetojë...

Eksperti i IT ngre alarmin: Çdo dokument i dalë me vulë

Eksperti i Teknoloigjisë dhe Informacionit, Gentian Progni ka ngritur alarmin në lidhje me certifikatat që dalin nga e-albania.

Në një reagim nëpërmjet rrjeteve sociale, Progni shprehet se është alarmante që çdo dokument i dalë me vulë elektronike në e-albania, është lehtësisht i ndryshueshëm gjatë kohës që gjenerohet.

Ai i ka bërë thirrje SPAK që të nisë hetimet për rastin.

DENONCIMI I PROGNIT

Alarmante, çdo dokument i dalë me vulë elektronike në "e-albania" është lehtësisht i ndryshueshëm gjatë kohës që gjenerohet!

Çdo institucion bankar, çdo institucion privat dhe shtetëror duhet të bllokojë pranimin e dokumenteve të gjeneruar nga "e-albania" me vulë elektronike!

Ftoj prokurorinë të hapë hetimet, SPAK të hetojë pse është lënë kjo hapësirë kaq e thjeshtë për editimin e dokumenteve.

Praktikisht, unë mund të martohem me dokument zyrtar me kë të dua, të bëj dokument zyrtar me çfarë emri dhe mbiemri të dua, certifikatë pronësie si të dua, etj etj !!!!

EMISIONET