Ekskluzive/ Ora News siguron pamjet, momenti kur motori përplas 9-vjeçaren
Ora News ka siguruar një tjetër video nga aksidenti rrugor i regjistruar një ditë më parë në rrugën "Demokracia"
Siç shikohet në këto pamje, 9-vjeçarja tenton të kalojë rrugën para një furgoni të bardhë.
Në momentin që i mituri kalon rrugë më shpejtësi,lëviz me motor 35-vjeçari me iniciale G.M.
Në video tregohet momenti që pas përplasjes më të mituren edhe 35 vjeçari humb kontrollin, duke u lënduar në pjesën e krahut, ku gjatë arrestimit shikohet i fashuar.
9-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua motomjeti.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.