EKSKLUZIVE/ KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Sherri mes dy grupeve Bejo-Koçeku. Ja si u mas*krua me l*va dhe sak*ca Adriatik Rroshi, miku i Fatmir Bejos (VIDEO)
“Ora News” publikon ekzluzivisht pamjet dramatike të rrahjes me leva, qyta pistolete dhe çekiçë të 48-vjeçarit Adriatik Rroshit.
Ky i fundit është kushëri i Fatmir Bejos, një personazh i shpallur në kërkim nga policia kriminale për dy ngjarje kriminale të ndodhura në Tiranë disa një ngjarje tjetër të ndodhur në muajin Gusht, pranë një kompleksi të njohur turistik në Dhërmi.
Pamjet e siguruara nga gazetari Elton Qyno, tregojnë një grup prej 6 persona që kanë marë pjesë në këtë rrahje brutale të një personi që qëndronte në ambjentet e një berberane.
Dy nga personat që shfaqen të pamaskuar në këtë video janë Gani Koçeku dhe Ledio Tusha, të cilët kanë shërbyer si vëzhgues të njeriut brenda berberanës.
Sapo ata kanë konstatuar prezencën e Adriatik Rroshit, kanë njoftuar grupin e personave të tjerë, të cilët shumë shpejt janë afruar me një “Audi” të zi, prej nga kanë zbritur 4 persona.
Në këtë moment siç duket dhe në pamjet filmike personat Gani Koçeku dhe Ledio Tusha, që kanë shërbyer si vëzhgues kanë qëndruar të mbështetur pranë një automjeti BMWX3, ndërsa 4 personat e tjerë kanë hyrë brenda në ambjentet e berberanës.
Dy nga personat mbanin leva në duar, njëri çekiç ndërsa personi I katër një armë zjarri pistoletë.
Sapo hyjnë në berberanë, dy të parët nuk venë re personin me bluzë të bardhë që qëndronte në berberanë, duke u drejtuar në shkallët që të çojnë në katin e dytë.
Por personi i fundit i grupit, siç duket në pamjet filmike i sinjalizon për prezencën e Adriatik Rroshit që ndodhet në recepsion. Menjëherë ata kthehen mbrapsht dhe sulmojnë direkt Roshin me leva, çekiç dhe qyta pistolete.
Siç duket dhe në pamjet filmike Rroshi, tenton të largohet por goditjet e forta e shtrijnë në dysheme.
Ndërsa katër personat vijojnë ta qëllojnë pa pushim në të gjitha pjesët e trupit, kokë, gjoks, fytyrë, këmbë dhe pjesën e kaviljeve.
Gjatë kësaj dhune barbare nje person i katër qëndron herë pas here në hyrje të berberanës, ku në dorë mban një pistoletë, duke kërcënuar dhe mos lejuar asnjë person të afrohet për ta ndihmuar Adriatik Rroshin.
Rroshi lihet në gjëndje të rëndë shëndetësore, ndërsa 4 personat dhunues siç shihet dhe në pamjet filmike largohen duke hipur në “Audin” e Zi.
Sipas policisë së Tiranës të katër personat janë Ronald Koçeku, Luçiano Koçeku, Dino Koçeku dhe Gëzim Koçeku, të cilët janë shpallur në kërkim.
Dhe pas tyre janë larguar me një BMWX3 dhe dy personat që kanë shërbyer si vëzhgues, Gani Koçeku dhe Ledio Tusha. Këta dy të fundit tashmë janë arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa 4 Koçekët e tjerë ende jo.
Për policinë e Tiranës, konflikti lidhet në shenjë hakmarje pas një sheri të zhvilluar mes dy grupeve në një lokal nate të njohur në një resort në Dhërmi.
Zanafilla e konfliktit është përplasja fizike mes grupit të Artur Koçekut dhe grupit të Fatmir Bejos.
Ky konflikt ndodhi në fund të muajit Gusht 2024 në kompleksin "Green Coast", ku pas sherit Artur Koçeku që mbeti i dëmtuar nga kjo përplasje, refuzoi të bëjë kallëzim penal në prokurorinë e Vlorës, duke pretenduar se ishin pajtuar me palën tjetër.
Ndërkohë 4 muaj pas përplasjes në Dhërmi, miqtë e Artur Koçekut, Ronald Koçeku, Luçiano Koçeku, Dino Koçeku, Gëzim Koçeku, Gani Koçeku dhe Ledio Tusha, sulmojnë dhe dhunojnë barbarisht, Adriatik Rroshin, mikun e Fatmir Bejos.
Aktualisht Adriatik Rroshi vijon të jetë ende i shtruar në ambjentet e spitalit, ku po mer shërbimin mjekësor.
Tashmë policia dhe prokuroria e Tiranës po hetojnë rastin për “Plagosje të rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.





