Edison Memolla ankimon denimin me 1 vit burg/ I zgjedhuri i Rrogozhinës kërkon pafajësi në Apel
I zgjedhuri vendor për Bashkinë Rrogozhinë Edison Memolla ka kundërshtuar dënimin me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor të dhënë nga Shkalla e Parë e Gjykatës së Posacme.
Me anë të postës elektronikë në Apelin e Gjykatës është dorëzuar ankimimi nëpërmjet avokatit të tij.
Me 24 janar të vitit 2024 Gjykata e posacme e gjeti dhe e shpalli fajtor Memollën që rezulton të jëtë kryebashkikau i parë që dënohet për këtë vepren panale.
Hetimet për kryebashkiakun e Rrogozhinës pasi në media u publikua një audio përgjim ku siç thotë Spak dëgjohët Edison Memolla, në atë kohë kandidat për kryetar bashkie në Rrogozhinë, duke ndikuar tek një punonjës i OSHEE , për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.
Prokurori Edvin Kondili gjatë zhvillimit të senacave gjyqsore u shpreh se gjithë kjo bëhej me qëllim që qytetari të votonte në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 Mars 2022.
Përvec dënimit me 1 vit burg gjykata tha se për 5 vitet e ardhshmë Memolla nuk mundet të mbaj asnjë funksion publik.
Për këtë cështje u dënuan edhe elektricisti Blerim Xhamani, Ndriçim Tafxhafa me nga 1 vit burg.
Ndërsa Isuf Tosku u dënua me 8 muaj burgim, por u pezullua ekzekutimi dhe ai u vendos në shërbim prove nga gjykata për 1 vit e 4 muaj.
Përveç kësaj dosjem, burime për OraNews bëjnë me dije se SPAK po heton Memollën edhe për menaxhimin e fondeve të rindërtimit dhe hetimi pasuror të celuar në kuader të hetimeve.

