“Edhe letrat higjenike blihen me tendera sekretë” Berisha: Nushi hoqi ligjin që të futeshin ilaçet serbe

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me mjekët për të folur mbi problematikat në sistemin shëndetësor.

Sali Berisha u shpreh se ligji i parë që ndryshoi qeveria e Ramës kur erdhi në pushtet është ai për ndalimin e importit të ilaçeve që nuk tregtohen në BE.

Berisha hodhi akuza duke thënë se ligjin e hoqi Vilma Nushi për të cilën tha se përfaqësonte ndërmarrjen farmaceutike publike të Beogradit, ndërsa e ka konsideruar si oligarke.

Sali Berisha: Ligji i parë që ndryshoi qeveria e Ramës kur erdhi në pushtet është ai për ndalimin e importit të ilaçeve që nuk tregtohen në BE. Vilma Nushi e hoqi, përfaqësonte ndërmarrjen farmaceutike publike të Beogradit dhe duhet të futeshin ilaçet serbe që nuk futeshin dot, sepse nuk kishin standarde për tu tregtuar në BE. U hoq ligji dhe Vilma Nushi u shndërrua në oligarke, pastaj mori edhe check up-in. Shpreh para jush bindjen time të thellë se kushti i të gjitha kushteve për t’i dhënë një përgjigje problematikave të mëdha të mjekëve është angazhimi i bluzave të bardha në një lëvizje të fuqishme kundër kësaj qeverie. Një punonjëse bashkie, na bëhet ministre.

Më tej për ministren Ogerta Manastirliu, Berisha tha: Dhe kjo ministre, dhe letrat higjienike i blen me tender sekret. Prandaj nuk rriten rrogat tuaja. Janë me dokumente të gjitha këto.  Kjo ministre, porosit 50 respiratorë kur ato ishin aparate jetëshpëtimi. Erdhën 5 nga 50. Edhe sot nuk ka paguar asgjë për atë që bëri. Sepse është mik i qeverisë dhe ministres.

EMISIONET