Edhe kopshti turk i mbyllur në protestën e opozitës. Leskaj mban banderolën “Vlora proteston”

Edhe kopshti turk i mbyllur në protestën e opozitës. Leskaj mban

Ka nisur grumbullimi i protestuesve të opozitës para Kryeministrisë, ku do të mbahet një tubim i lajmëruar nga spektri opozitar.

Ndërkohë, në protestë janë bashkuar edhe kopshtet e mbyllura turke nga kryeministri, të cilët kanë shpalosur një banderolë të madhe me mbishkrimin “Edi kush i mbyll kopshtet?”

Nga ana tjetër, në protestë është parë edhe deputeti demokrat i Vlorës, Bujar Leskaj duke mbajtur një banderolë ku shkruhet “Vlora proteston”.

Po ashtu, edhe aktivistët e Aleancës së Teatrit janë të pranishëm në protestë duke kërkuar që Teatrit të ndërtohej aty ku ishte dhe sikurse ishte.

Nga momenti në moment pritet edhe dalja e kryedemokrati Sali Berisha nga selia blu, për t’ju bashkuar qytetarë në bulevard.

Edhe kopshti turk i mbyllur në protestën e opozitës. Leskaj mban

Edhe kopshti turk i mbyllur në protestën e opozitës. Leskaj mban

EMISIONET