Edhe Durrësi me koncesion, publikohet drafti i qeverisë

Pas Butrintit edhe zonat muzeale të Durrësit, përfshirë edhe amfiteatrin propozohet ti jepen fondacioneve të posaçme. Kjo përcaktohet në planin e menaXhimit të zonave arkeologjike a dhe b të qytetit bregdetar.

Pas një analize të plotë të gërmimeve që duhen realizuar, mbrojtjes së ndërtesave që nisin prej periudhës ilire e deri në ndërtimin e vilës së mbretit Zog, në draftin e paraqitur prej qeverisë propozohen skemat e menaxhimit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në faqen 150 që për eventet në Amfiteatrin Romak dhe në një shkallë më të vogël në Forumin Bizantin, mund të kontraktohet një kompani eventesh.

Më tej duke përfshirë të gjithë zonën për të përmirësuar arkëtimet jepen tre mundësi.

Së pari është Menaxhimi indirekt nëpërmjet Fondacioneve të posaçme, të themeluara nga institucionet e specializuara të trashëgimisë kulturore.

Në sqarim të kësaj pike thuhet se kjo kërkon krijimin e një subjekti të ri juridik jofitimprurës në formën e një fondacioni të bashkëthemeluar nga institucionet shtetërore të përfaqësuara nga Ministria përgjegjëse për trashëgiminë kulturore dhe një partner strategjik.

Ky model thuhet më tej mbart rreziqe të konsiderueshme pasi është një organizim kompleks dhe do të kërkonte një kohë. Ndaj vihet theksi në fondacione të krijuar nga ministria e kulturës ose nga një institucion i specializuar

Mundësi e dytë është menaxhimi nga persona fizikë dhe juridikë, publikë apo privatë, të cilëve u është dhënë administrimi i pasurisë kulturore përmes procedurave publike.

Në këtë rast lejohet autonomi e plotë me shumë pak mbikëqyrje. Ka shumë të ngjarë, thuhet në draft, që ky model është përfshirë në legjislacion për site më të vogla.

Si pikë e tretë e propozimit është Menaxhimi i drejtpërdrejtë nëpërmjet strukturave të specializuara organizative në varësi të institucioneve shtetërore. Por ky model thuhet në projekt do të ishte status quo.

Dokumenta bashkëngjitur

EMISIONET