Edhe 2 avionë me shtetas afganë në Shqipëri /Në Rinas i pret Rama e Kim, strehohen në Qytetin Studenti

 

Autoritetet shqiptare pritën gjatë natës dy avionë të tjerë me shtetas nga Afganistani të cilët do të strehohen në Shqipëri.

Për pritjen e tyre në Rinas shkuan kryeministri Edi Rama, ministrja e jashtme Olta Xhacka dhe ambasadorja amerikane Juri Kim.

Kryeministri Edi Rama njoftoi rreth orës 4 të mëngjesit se në vendin tonë deri tani kanë mbërritur 275 shtetas afganë të cilët kanë udhëtuar nga Kabuli me tre avionë.

Sipas kryeministrit dhe ministres së jashtme shtetasit afganë që kanë mbërritur në vendin tonë janë gra aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre.

Personat e mbërritur me dy avionë nga Afganistani natën e kaluar janë vendosur në godinat e përshtatura për strehimin e tyre në Qytetin Studenti.

Grupi i parë i 121 personave nga Afganistani që mbërritën në Shqipëri dy ditë më parë, janë strehuar në një prej resorteve turistike në zonën e Durrësit.

EMISIONET