E rëndë në Tiranë/ Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, humbin jetën dy persona (EMRAT)

Një ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Tiranë, ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga rrjedhja e gazit.

Altin Maksuti dhe Vladimir Bengu janë dy personat që kanë humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

EMISIONET