E rëndë në Shkodër/ Krim në familje, burri amerikan vret gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme. Mësohet se burri ka vrarë gruan e tij. 

Krimi raportohet se ka ndodhur brenda në hotel, ndërsa autori i dyshuar është identifikuar si 57-vjeçari Brandon Saporito.

Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë bashkëshortja e tij, rreth 53-vjeçe, ka humbur jetën në vendngjarje, sipas informacioneve paraprake.

Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por tashmë policia ka arrestuar burrin.

"Rreth orës 10:15, në rrugën "At Shtjefën Gjeçovi", në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse." - njofton policia. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

EMISIONET