E rëndë në Korçë/ Mjeti përplas për vdekje të moshuarën, po kalonte rrugën

Aksidentet në vendin tonë vijojnë të marrin jetë njerëzish. Të shtunën, një 72-vjeçare u përplas për vdekje në fshatin Lumas të Korçës. 89 persona kanë humbur jetën në Shqipëri në 500 aksidente në 2022.

Një aksident i rëndë u shënua në Korçë paraditen e së shtunës.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Lumas, ndërsa viktimë mbeti këmbësorja 72-vjeçare Milkë Kroza.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në pamjet që vijnë nga vendi i ngjarjes, dyshohet se Kroza ka tentuar që të kalojë rrugën, por nuk ja ka dalë, pasi është përplasur nga një makinë.

Policia njoftoi se shtetasi F.U ka qenë duke drejtuar mjetin tip Benz teksa ka përplasur 72-vjeçaren për vdekje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidentit.

Ndërkohë në Vlorë, tre makina jane përplasur mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit.

Nga aksidenti nuk janë shënuar të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Dy ditë më parë në aksin rrugor Rrogozhinë-Elbasan, i riu Festim Meçja, humbi jetën pasi u përplas me një kamion.

Më shumë se 89 persona kanë humbur jetën në aksidentet rrugore dhe 500 të tjerë janë plagosur nga janari në qershor të këtij viti, në 581 aksidente të regjistruar në vend.

E rëndë në Korçë/ Mjeti përplas për vdekje

E rëndë në Korçë/ Mjeti përplas për vdekje

EMISIONET