E rëndë në Durrës/ Ishte shtatzënë, familjarët gjejnë të pajetë 29 vjeçaren në oborr pasi e zuri korenti
Një ngjarje tragjike është shënuar mëngjesin e të premtes në Durrës. Një 29 vjeçare me inicialet S.H. mësohet se ka humbur jetën në lagjen 14 të qytetit, ndërsa ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja e rëndë ndoodhi në oborrin e 29 vjeçares, ndërsa tragjedia thellohet teksa mësohet se ajo ka qenë shtatzënë.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, por paraprakisht mendohet se e reja ka rënë në kontakt me rrymën nga një tel korenti që e kishte në oborr.
Ajo u gjet pa shenja jete nga familjarët e saj në oborrin e shtëpisë.
Disa raste tragjike janë shënuar në vendin tonë nga kontakti me energjinë elektrike. Një ndër ngjarjet më të rënda mbetet ajo e shënuar në maj të këtij viti në Fushë Arrëz ku humbën jetën tre anëtarët e familjes Kola: Prendusha Kola 42 vjeç, Sidoreta Kola 18 vjeç dhe E. Kola 15 vjeç. Nëna me dy vajzat vdiqën, pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike, pas një mase që kishte bërë dushi.
Gjithashtu në korrik të këtij viti, një 28 vjeçar me origjinë nga Kosova, humbi jetën pasi e zuri rryma elektrike në fshatin Përbreg të Kukësit.


