E rëndë! Humb jetën fëmija tre vjeç nga Berati, ishte shtruar në QSUT të hënën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2021, 17:58

Një fëmijë në moshën 3-vjeçare nga Berati, ka humbur jetën.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se i vogli është paraqitur në spitalin pediatrik të QSUT ditën e hënë.
Mësohet se fëmija ka kaluar shok septik dhe për pasojë ka humbur jetën. Nuk dihen detaje të tjera në lidhje me vdekjen e të voglit.

