E priti 2024-ën në rrugë/ Efektivja e Rrugores paralajmëron “drogaxhinjtë” e “alkoolistët” në timon: Nuk ka tolerime, për mua janë kriminelë...
E ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve të “Ora News” ishte inspektorja e policisë rrugore Anxhela Bregu për të folur se si e kaloi natën e ndërrimit të viteve në punë.
"Jo vetëm për mua, por për të gjithë kolegët meshkuj dhe femra dhe për policinë e shtetit, kryesisht për policinë rrugore, unë e kam thënë edhe herë të tjera që policia rrugore ka një vështirësi ndryshe nga sektorët e tjerë.
Që në momentin e fillimit të muajit dhjetor, e në vazhdimësi policia rrugore kalon në gadishmëri të përforcuar.
I harrojnë pushimet dhe kalojnë në një plan masash ku qëllimi është të rrisim sigurinë rrugore për të parandaluar aksidentet rrugore. Fatmirësisht në natën e para të ndërrimit të viteve nuk kemi pasur aksidente rrugore.
Kemi qenë në punë duke i ardhur në ndihmë qytetarëve dhe duke bërë gëzuar bashkë me ta. Është e vështirë të festosh jashtë familjes", tha efektivja.
Ajo bëri gjithashu edhe një paralajmërim se nuk do të ketë tolerime për drogaxhinjtë dhe alkoolistët.