E nderoi me medalje, Gjenerali i NATO-s flet me superlativa për Ramën: Je mëshirimi i kësaj udhëheqje

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters.

Ky i fundit në fjalën e tij tha se nuk ka qenë kurrë kaq i mallëngjyer, ndërsa ka shtuar se Shqipëria po rritet çdo ditë.

Ai ka folur me superlativa për Kryeministrin e Ramës duke thënë kreu i qeverisë  është mëshirimi i udhëheqjes së tij.

Tod Daniel Wolters: Kurrë në jetën time të shkurtër në planetin tonë, s’kam qenë kaq I mallëngjyer. Kjo nënkupton shumë për mua. Dua ta nis duke folur për kombin tuaj se si rritet ditë pas dite. Shqipëria është vëllai i madh në rajonin tonë të NATO-së. Ajo që kam parë që prej 2016 është rritja. Shqipëria  nën udhëheqjen tuaj është rritur jashtëzakonisht shumë. Do doja të flisja prej disa prej elementëve që e bëjnë kaq të çmueshme mbajtjen e këtyre uniformave. Ju kryeministër në këto 61 vite të shkurtra të jetës sime je mëshirimi më i madh i kësaj udhëheqje. Ka shumë karakteristika unike tuajat. Ju mund të hyni  në një sallë të madhe liderësh, presidentësh e kryeministrash dhe brenda sekondit të gjithë kupton se ka një qenie të veçantë që mishëron  frymëzimin dhe trajton të tjerët me respekt. Unë vlerësoj shumë këtë frymëzimin. Për ne ka qenë privilegj i veçantë që të ndajmë kohë me ju.

EMISIONET