"E mb*tën me litar, e më pas..."/ Policia zbardh vr*sjen: Renis Dobra pjesë e grupit kr*minal në Gjermani, 4 autorët nuk ishin veshur si policë

Policia ka zbardhur vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili dyshohet se është mbytur me litar pas prishjes së pazareve të drogës me katër autorët e dyshuar të krimit, Petrit Çakrri, dhe 3 vëllezërit, Fatjon, Kristi e Aleksandër Bushgjokaj.
“U bë e mundur zbardhja e vrasjes. Në kuadër të operacionit të kduar “Bashkëfajësia”, vunë në pranga shtetasit P.Ç, u arrestua në Golaj Kukës, i dyshuar për vrasje në bashkëpunim, shtetasi FB, 34 vjeç banues në Kamëz. U identifikuan dhe u shpallën në kërkim dy shtetas. Vijojnë kontrollet, nga hetimet e thelluara, në 8 i 7 2025, shtetasi D. është marrë peng dhe u vra duke u mbytur në litar. Më pas, autorët e kanë hedhur autmjetin me trupin e pajetë në liqenin e Shkopetit. 4 shtetasit nuk kanë qenë të veshur me uniforma polivie. 23- vjeçari ka qenë i dënuar në Gjermani dhe dyshohet se me 4 shetasit ka pasur mosmarrëveshje për tregrinë e lëndëve narkotike. Në lidhje me ngjarjen, në ambientet e policisë në Tiranë, janë shoqëruar edhe 4 persona të tjerë”, tha policia.

