Zhdukja e Sulovari-Theodhori, 2 persona në kërkim për rrëmbimin dhe vrasjen e tyre, arrestohet edhe atentarëve me tritol

Ervis Cukali dhe Sebastian Lataj janë dy emrat e përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit në fshatin Vrinë të Sarandës.

Aktualisht policia e Vlorës është në aksion e sipër për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarjen e rëndë të zhdukjes së dy personave.

Ndërsa Albi Mecini dhe Arafat Manërkolli nuk kanë lidhje me ngjarjen e zhdukjes së dy personave në Sarandë.

Por implikimi i tyre lidhet me  sasinë e tritolit të bllokuar në Fier, ku këta dy persona dhe individë të tjerë po përpiqeshin të vendosnin një sasi të konsiderueshme tritoli tek një person i botës së krimit në Fier.

Dy personat Mecini dhe Manërkolli ishin në përgatitje e sipër për të kryer vrasje me sasi të madhe tritoli. Tritoli ishte instaluar me dy telefona celular me qëllim aktivizimin e shpërthimit nga distanca.

“Nga kontrolli i zonës ku u kap shtetasi A. M., u gjet një tjetër automjet në brendësi të të cilit ishin 3 bidona me lëndë djegëse benzinë. Nga veprimet hetimore rezulton se 29-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasit A. M., 27 vjeç, banues në Dibër dhe E. C., 25 vjeç, banues në Tiranë (të cilët u shpallën në kërkim), i kishin siguruar këto kushte dhe mjete, me qëllim kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale. Policia sekuestroi 2 automjete, 2 çanta me rreth 21.3 kg lëndë plasëse artizanale, e montuar me celularë, për shpërthim në distancë, 3 bidonë me benzinë dhe 4 celularë.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Policia e Fierit, në bashkëpunim me Policinë e Vlorës, në funksion të një procedimi penal të iniciuar nga DVP Vlorë, për zhdukjen e shtetasve L. Th. dhe F. S., zhdukje e raportuar në Policinë e Sarandës, më datë 09.04.2023, rezultoi se shtetasi i arrestuar në flagrance, me çantat me lëndë plasëse, është autor i dyshuar për këtë rast, së bashku me shtetasin S. L., 25 vjeç, i cili u shpall në kërkim.

Për shtetasit A. M. dhe S. L., ditën e sotme, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”. Strukturat hetimore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH dhe strukturat hetimore të dvp-ve Fier dhe Vlorë, në drejtimin e prokurorive përkatëse, vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të të dyja rasteve, kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këto 2 raste.” – njofton policia.

Prej 5 muaj, policia dhe prokuroria e Sarandës ende nuk di asgjë se ku janë fshehur trupat e të rinjve pas ekzekutimit. Në disa raste familjarët e viktimave kanë protestuar para komisariatit të Sarandës dhe Policisë së Shtetit në Tiranë, duke marrë premtimin për zbardhjen e ngjarjes.

Dy viktimat dhe autorët e krimit kanë pasur njohje të mëparshme mes njëri-tjetrin, pasi dy personat e zhdukur kanë hipur vetë në automjetet ku janë parë për herë të fundit në Sarandë.

Ka dyshime dhe indicie se trupat e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit, janë vrarë dhe më pas groposur në fshatin Vrinë të Sarandës. Konflikti lidhet me përplasjet e një pas njëshme dhe serinë e vrasjeve që nisi për tregtinë e drogës në ishullin e Korfuzit, dhe çoi në vrasjen e Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papës në Tiranë.

Zhdukja e Sulovari-Theodhori, 2 persona në kërkim për

Zhdukja e Sulovari-Theodhori, 2 persona në kërkim për

EMISIONET