Dyshohet se tentoi të merrte peng një fëmijë brenda një marketi, identifikohet dhe shoqërohet në polici 57 vjeçarja

Dyshohet se tentoi të merrte peng një fëmijë brenda

Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 15.09.2024, i cili bën fjalë për një ngjarje të ndodhur në Rrugën e Barrikadave, ku brenda një marketi një shtetase ka marrë në krahë një të mitur 2-vjeçe, ka dalë nga marketi dhe më pas është rikthyer sërish, ju njoftojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasen R. B., 57 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 57-vjeçaren, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë", mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 110/22 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë.

EMISIONET