Dyrmishi: Ka shumë pritshmëri nga reforma në drejtësi, u deshën 11 vite për riformim
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Arjan Dyrmishi, drejtor i përgjithshëm i CSDG-së u shpreh se ka shumë pritshmëri nga reforma në drejtësi.
Ai tha se Problemet janë akoma aty dhe prandaj u desh gati 11 vite që të riformohej sistemi i drejtësisë.
Dyrmishi: Ka shumë pritshmëri nga reforma në drejtësi dhe prandaj është në proces thellimi për të arritur rezultatet. Edhe kur u krijua prokuroria e posaçme kishte eufori se do të kishte rezultatet. Sigurisht euforia është e justifikuar. Problemi është akoma aty. Prandaj u desh gati 11 vite që të riformohej sistemi i drejtësisë.
Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.


