Dyqanet ulin qepenat, në Gjirokastër shumica e bizneseve qëndrojnë të mbyllura

Gjatë gjithë periudhës së dimrit shumica e bizneseve në zonën historike të Gjirokastrës ulin qepenat për shkak të mungesës së vizitorëve. Ato pak biznese që qëndrojnë të hapura, thonë se e mbajnë hapur vetëm nga halli pasi askush nuk blen tek to.

Dyert e shumicës së dyqaneve në zonën historike të Gjirokastrës qëndrojnë të mbyllura gjatë dimrit.

Mungesa e turistëve dhe ekonomia e dobët bën që tregtarët t’i vendosin kyçin derës.

Vetë ata pohojnë se gjatë kësaj periudhe janë të falimentuar pasi edhe ata pak vizitore vendas nuk kanë asnjë interes për të blerë.

“Normalisht se gjatë dimrit nuk kemi frekuentim turistët. Janë vetëm turistët vendas dhe nuk kemi shumë blerje duke pasur parasysh ekonominë.”

Vizitoret e paktët te ardhur këto dite shprehen me fjalët më të mira për qytetin.

“Shumë bukur qyteti. Është shumë qetë. Unë kam qenë edhe ushtar këtu në ’85.”

Por nuk mungojnë as kritikat.

“Ka më shumë nevojë për restaurim dhe për investim nga qeveria. Ka turistë në dimër, por nuk janë shumë ndihmesë.”

Shumica e bizneseve që mbyllen gjatë dimrit, i rikthehen aktivitetit të tyre në muajin mars.

EMISIONET