Video nga Gramshi/ Flakët po djegin malin. Zjarrfikësit kërkojnë ndihmë, e pamundur të vihen nën kontroll
Zjarret masive në zonën e Gramshit detyruan autoritetet e emergjencës të kërkojnë ndihmën e qytetarëve për shuarjen e flakëve.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse nuk ka arritur të vendosë në kontroll vatrën e zjarrit.
Të tjera vatra zjarri aktive janë në Elbasan.
Sipas institucioneve në zonat e Plepës dhe Katërlisë janë djegur 100 ha dushk, shkurre e bimësi e ulët.
Në luftë me flakët në Elbasan janë 14 mjete zjarrfikës, 7 mjete të ASHP të bashkive ose shërbimit pyjor, 57 efektive zjarrfikës, 19 punonjës të bashkive dhe shërbimit pyjor, dhe 45 vullnetare.
Edhe zona e Klosit u prek të enjten nga zjarret. Në Suç, banorët kanë kërkuar ndërhyrjen nga ajri në të paktën 3 vatra zjarri.
Terreni i thyer dhe pa rrugë është pengesë për ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse ndërsa specialistët e fushës thonë se shuarja totale e zjarrit mund të bëhet vetëm nga ajri, duke qenë se dhe lumi Mat është shumë afër ku helikopteri mund të mbushet me ujë.
Zjarret e hershme në vendin tonë dyshohet se janë akte të qëllimshme, ndërsa era bën që ato të përhapen me shpejtësi sidomos në pyje.

