Dy makina me shpejtësi përplasen në Transballkanike, një nga mjetet përfundon mbi rrethrrotullim

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Transballkanike.

Një makinë me shpejtësi ka përfunduar mbi rrethin pranë sheshit "Omonia".

Mësohet se dy makina me shpejtësi janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë njëra ka përfunduar mbi rrethrrotullimin pranë sheshit "Omonia".

"Rreth orës 19:30, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Omonies, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin V. B., është përplasur me një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E. R. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit si dhe një pasagjer në automjetin “Audi”, shtetasi A. C., të cilët ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve" njoftoi policia.

Të dy drejtuesit e mjeteve marrë plagë në trup, fytyrë dhe kokë, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Dy makina me shpejtësi përplasen në Transballkanike, një nga

Dy makina me shpejtësi përplasen në Transballkanike, një nga

EMISIONET