Dy inspektorët e arrestuar firmosën shembjen, IKMT në aksion të hedhë në tokë 5-katëshin në Himarë

Një objekt 5 katësh po bëhet gati të shembet nga IKMT nëpërmjet shpërthimit ditën e sotme në orën 15:00.

Vetë firma ka paraqitur lejen e ndërtimit të firmosur nga kreu i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro si dhe aktin e konstatimit nga ana e bashkisë që objekti është brenda lejes dhe kritereve përkatëse .

Sipas drejtuesve të firmës, vetëm pak ditë më parë ka dalë një kërkesë për shembje se objekti ka dalë nga leja por firma nuk është njoftuar.

Për sa i përket këtij vendimi që sipas avokatit Genci Pulaj është totalisht antiligjor,është firmosur nga dy inspektorë të arrestuar pak ditë më parë, Renato Hodaj dhe Erjon Zenelaj të akuzuar për shpërdorim detyre, ndërkohë që e kanë firmosur disa ditë pas arrestimit të tyre.

"Ndodhemi këtu për të bërë një kallëzim penal ndaj bashkisë Himarë për shkak se kanë marrë një vendim prishje i cili ende dhe sot ne nuk e disponojmë, ndërsa INUK ka filluar prishjen që ditën e djeshme. Është një objekt me leje ndërtimi siç shihet nga dokumentet që disponojmë.  Nuk e kuptojmë pse po bëhet kjo prishje, pasi  nuk jemi vënë në dijeni, nëse do ishim vënë në dijeni do kishim mundësi të dorëzonim të gjitha dokumentet dhe të bënim mbrojtjen siç e kërkon ligji," tha avokati i çështjes.

Avokati i Firmës ka depozituar një kallëzim penal në drejtim të Bashkisë së Himarës, dy inspektorëve dhe IKMT pasi po shembin një objekt pa leje.

Avokati është shprehur se ku gjendet objekti nuk ka asnjë plan apo projekt që të kishte shpronësim, por e gjithë po bëhet për interesa të individëve të caktuar që duan të shembin objektin në mënyrë të paligjshme që më pas të zaptojnë këtë pronë.

Shembja e objektit është lënë për në orën 15.00 ndërsa kjo është hera e parë që shembet një objekt me leje brenda një kohe të shkurtër pa vendim shpronësimi./OraNews/

Dy inspektorët e arrestuar firmosën shembjen, IKMT në aksion

EMISIONET