Dy ditë zgjati ulja, bordi rrit me 5 lekë çmimin e naftës

Rritet sërish çmimi me pakicë I naftës. Në vendimin e fundit që hyn në fuqi sot datë 11 Gusht ora 18.00 nafta do të kushtojë 5 lekë më shumë/
Rritje vihet re dhe tek benzina ndërsa gazi mbetet i pandryshuar.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.
Në njoftimin për shtyp Ministira e Financës ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik, se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.
Me 9 gusht çmimi i naftës ishte jo më shumë se 216 lekë/litri, Çmimi benzines jo më shumë se 200 lekë/litri

